Fitorja e Shqipërisë, mediat serbe: Kthesa për 4 minuta që i vështirësoi jetën Serbisë (FOTO)

Mar 31, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

“Kthesa e Shqipërisë për 4 minuta që i vështirësoi jetën Serbisë”. Kështu shkruan media serbe “Blic.sport” një ditë pas ndeshjes së zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Lajmi i publikuar nga gazeta serbe Telegraf

Futbollistët në Shqipëri kanë fituar lojën me Armeninë me rezultatin 2: 1 në shtëpi, e vlefshme për eleminatoret europianit “Francë 2016”. 

Sipas “Blic”, kjo fitore bëhet edhe me vlefshme kur ekipi serb humbi në Lisbonë kundër Portugalisë 2-1.

“Që Serbia të shpresojë për kualifikim duhet të fitojë me Danimarkën jashtë, me Armeninë në shtëpi dhe me Shqipërinë jashtë” – shkruan “Blic”.

Lajmi i publikuar nga gazeta serbe Blic

Por edhe mediat e tjera serbe kanë pasqyruar fitoren e Shqipërisë dje ne perballjen me Armenine. Është gazeta serbe “Kurir”, “Telegraf”, dhe B92, te cilat e pasqyrojne lajmin keshtu ne titull:

“Kartoni i kuq ndihmoi shqiptarët për mposhtjen e Armenisë dhe marrjen e kreut”; “Përmbysja e Shqipërisë për vendin e dytë”.

Tashmë skuadra e De Biazit e sheh veten në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve dhe pret me interes përballjen Serbi – Portugali.

Lajmi i publikuar nga gazeta serbe Kurir

Mediat serbe pasqyrojne gjithashtu edhe intervisten e dhene nga De Biazi mbreme pas ndeshjes, por edhe incidentet qe ndodhen dje mes tifozeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura