Fitorja e parë në stolin e Spanjës, Luis Enrike: S’ka të paprekshëm me mua, De Gea është numri 1 në botë

SHPËRNDAJE

Askush nga 9 tra jnerët e fundit të Spanjës nuk ka humbur në debutimin e tij në stol, që prej Luis Suarezit (1998). Përjashtim nga rregulli nuk bën as Luis Enrike. “Jam shumë i lumtur. Ka disa gjëra për t’u përmirësuar, por gjëja pozitive është se ne e dinim që kishim shanset më të mira për të shënuar golin e tretë.

2.37646218

Më pëlqeu mentaliteti dhe shpresoj që të vazhdojmë ta tregojmë në lojën tonë”, ishin fjalët e para të ish-teknikut të Barcelonës, i cili e komentoi si speciale personalisht triumfin në “Wembley”: “Kujt nuk do t’i pëlqente një fitore si kjo këtu dhe ndaj një rivali si Anglia! E nisëm ndeshjen në mënyrën më të mirë, por ne e dimë se në futboll rëndësi ka vetëm e tashmja”.

Ndeshja e radhës për Spanjën do të jetë Kroacia të martën në Elçe, por ai nuk ka ndërmend që t’i shpërblejë titullarët e “Wembley”-t me një vend titullari edhe pas tri ditësh vetëm se luajtën mirë. “Askush nuk e ka vendin e sigurt. Unë nuk kam titullarë të paprekshëm. Të gjithë që janë pjesë e grupit janë të rëndësishëm”. Në fund edhe elozhet për De Gean, portierin që vuajti aq shumë kritika pas paraqitjes në Botëror:

5b92df5316f83

“Unë nuk kam pasur kurrë ndonjë dyshim për De Gean. Ai mund të ketë bërë disa gabime si çdokush tjetër, por ne kemi një nga portierët më të mirë në botë. Jam shumë i qetë për të. Është një lojtar klasi dhe e ka treguar ndër vite në Angli. Po t’u hedhim një sy statistikave, ai është numri 1”.

 

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.