Fitorja e koalicionit të djathtë në Itali, vjen reagimi i parë nga partia e Berlusconit: Jemi përcaktues në formimin e qeverisë

Sep 26, 2022 | 1:06
SHPËRNDAJE

Qendra e djathtë me kandidate Giorgia Melonin u shpall fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali me 41-45% të votave sipas projeksioneve.

Silvio Berlusconi

Pas Matteo Savinit të “Legës”, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Forza Italia, partia e tretë në koalicion.

Antonio Tajani, koordinator kombëtar i Forza Italia, partisë së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, shkruan në rrjete sociale se forca politike që ai përfaqëson do të jetë përcaktuese për fitoren dhe formimin e qeverisë

“Forza Italia është vendimtare për fitoren e qendrës së djathtë dhe do të jetë vendimtare për formimin e qeverisë së re. Me numra dhe përmbajtje”, shkroi Tajani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura