Fitorja bindëse e ekstremit të djathtë në Itali entuziazmon Marine Le Pen: Italia i dha një leksion Bashkimit Evropian

Sep 26, 2022 | 1:15
SHPËRNDAJE

 

Fitorja e koalicionit të qendrës së djathtë në Itali ka marrë mbështetjen e partive konservatore atyre të ekstremit të djathtë në Evropë.

meloni le pen

Pas Victor Orban, edhe drejtuesja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen ka uruar Giorgia Melonin dhe koalicionin e qendrës së djathtë për fitoren e zgjedhjeve në Itali.

Jordan Bardella, eurodeputeti i Partisë Kombëtare dhe kandidati për president i Marine Le Pen. Shkruan në Tëitter se Italia i dha një leksion përulësie Bashkimit Evropian.

“Italianët i kanë dhënë një leksion përulësie Bashkimit Evropian, i cili, me zërin e zonjës Von Der Leyen, ka pretenduar të imponojë një votë. Asnjë kërcënim i asnjë lloji nuk mund ta ndalë demokracinë: popujt evropianë ngrenë kokën dhe kapin për fatin e tyre!”, shkroi Bardella.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura