“Fitore shumë e madhe në një stadium të bukur”, Zhoze Murinjo: Triumfuam në një vend që po…

May 26, 2022 | 0:18
SHPËRNDAJE

Trajneri i Romës Zhoze Murinjo u shfaq tepër i emocionuar pas triumfit që skuadra e tij arriti në finale ndaj Fejnordit, me rezultatin 1-0, duke fituar trofeun e parë në histori të Ligës së Konferencës. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, portugezi u shpreh:  

vlcsnap-2022-05-25-23h45m53s793

“Jam shumë i lumtur, djemtë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Ishte një fitore shumë e madhe. Kemi luajtur 55 ndeshje, vetëm Rui Patrisio ka luajtur 54 ndeshje si titullar.

Publiku? Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”, deklaroi 59-vjeçari.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura