Fitore për të “shpëtuar kokën”, Murinjo me shpresat te Sançez

Sep 2, 2018 | 14:05
SHPËRNDAJE

Situata nuk është aspak e qetë në Mançester. Dhe bëhet fjalë për kampin e kuq, ku Mançester Junajtid do të kërkojë patjetër fitoren në transfertën ndaj Brajtonit për të shmangur një furtunë. Zhoze Murinjo krenohet me faktin se ka fituar 3 tituj në Angli dhe 8 në ligat më të mëdha në Europë. Por sot i duhen patjetër 3 pikë, pasi mediat angleze bëjnë me dije se në rast dështimi, mund të shkarkohet. Por fatmirësisht, në letër rivali që ka përballë nuk është i fortë dhe “Djajtë” mund ta kalojnë me sukses këtë sfidë. Pavarësisht se dy javë më parë Junajtid humbi pikërisht ndaj një ekipi të lehtë si Brajtoni.

fo

STATISTIKA * Mançester Junajtid ka humbur 2 nga 3 ndeshjet e para të kampionatit, duke barazuar rekordin negativ të vitit 1992. “Djajtë” nuk kanë humbur 3 nga 4 ndeshje që nga sezoni 1986-1987. * Për herë të parë në 39 vitet e fundit, Mançester Junajtid ka pësuar 7 gola në 3 ndeshjet e para të kampionatit. * Aleksiz Sançez ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje të kampionatit anglez kundër Bërnlejt. Ai mund të jetë hajmalia e Murinjos për këtë sfidë. * Mançester Junajtid e ka mbajtur portën të paprekur në 9 nga 10 ndeshjet në transfertë ndaj Bërnlejt në të gjitha kompeticionet. Humbja e fundit ka ardhur në vitin 2009 me rezultatin 1-0. * “Djajtë” mund të fitojnë 3 ndeshje radhazi ndaj Bërnlejt për herë të parë në histori. * Ben Mi mund të bëhet lojtari i dytë në ekipin e Bërnlejt, që arrin 100 ndeshje në Premier Ligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura