Fitore me përmbysje në minutat e fundit, Keidi Bare e mbyll vitin me festë

Dec 31, 2021 | 21:42
SHPËRNDAJE

Espanjol ka marrë një fitore ndaj Valencias me rezultatin 1-2. Skuadra ku aktivizohet Keidi Bare përmbysi gjithçka në minutat e fundit të sfidës.

valencia

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë me Valencian që kaloi në avantazh me Aldereten. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte, Espanjol përmbysi gjithccka. De Tomas barazoi me penallti ndërsa Puado shënoi golin e dytë. Keidi Bare luajti për 82 minuta duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

Me këtë fitore Espanjoli shkon në vendin e nëntë me 26 pikë të grumbulluara.

VALENCIA-ESPANJOL 1-2

51’Alderete/ 83’de Tomas, 88’Puado

RENDITJA

ls liga

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura