Fitore e vuajtur ndaj Laçit, goli i Dzarias nderon Kukësin e Pakult (Video)

Feb 24, 2018 | 15:56
SHPËRNDAJE

Kukësi mposhti Laçin me rezultatin 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Mbrojtësi i Dzarias u dhuroi triumfin kampionëve në fuqi, të cilët ngjiten në vendin e dytë, në kuotën e 35 pikëve po aq sa Flamurtari.

 

Pjesa e parë

Duhet të theksojmë se në minutën e 65-të mesfushori brazilian i Laçit, Eskerda, u ndëshkua me karton të kuq, duke ia u bërë më të thjeshtë fitoren vendasve.

1

Në minutën e dytë shtesë, Redon Xhixha i kishte të gjitha shanset për të barazuar rezultatin, ku i vetëm përballë Koliçit ka gjuajtuar jashtë kuadratit.

KUKËSI-LAÇI 1-0

Dzaria 80′ 

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi. 

90+2′ Mundësi e shkëlqyer për Laçin me anë të Redon Xhixhës, i cili përfitoi nga gabimi i Idirizit dhe i vetë përballë Koliçit ka gjuajtur jashtë kuadratit.

90′ Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet Shkodra në fushë Edipi.

86′ Zëndësim te Laçi, largohet mbrojti Sefgjinaj, në fushë, sulmuesi, Redon Xhixa.

81′ Ymeraj provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.

80′ GOOOOOOL Kukësi. Irakli Dzaria realizon golin e parë me fanellën e Kukësit, pas grushtimit të gabuar të portierit Selmani. 

76′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Ethemi, në lojë Amido Balde.

71′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Eni Imami, në fushë Maldin Ymeraj.

69′ Eni Imami ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Eskerda ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas prekjes së topit me dorë, duke lënë Laçin me 10 lojtarë.

58 Kukësi kërkon me ngulm golin. Shkodra dhe Guri kishin mundësinë ideale për të kaluar në avantazh verilindorët, por nuk u morën vesh me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar një rast ideal.

50′ Çfarë mundësie për Laçin, Rexhinaldo merr një krosim nga e djathta, por nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës.

48′ Imami provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon në dorën e portierit Selmani.

46′ Starton pjesa e dytë, Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet Bardhi, vendin e tij e ze Regi Lushkja.

Mbyllet pjesa e parë, Kukësi-Laçi 0-0

45′ Gjytari i katërt akordon 1 minutë shtesë.

45′ Ndriçim Shtubina ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.

43′ Provon edhe Eni Imami, por gjuajtja e mesfushorit është e dobët.

36′ Rexhinaldo provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

34′ Një tjetër mundësi shënimi për Kukësin, me Sidrit Gurin, por ka qenë i vëmendshëm portieri Selmani i cili ka larguar rrezikun.

32′ Eskerda ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

12′ Mundësi mjaft e mirë për Gurin, i cili merr një asist nga Shkodra, kryqëzohet bukue me Ethemin dhe del i vetëm përball portierit Selmani, por ky i fundit ka reaguar mjaft mirë duke larguar rrezikun me këmbë.

3′ Goditje nga këndi pë Laçin, kroson Eskerda, por topi kontrollohet nga Enea Koliçi.

1′ Ka startuar takimi.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Dzaria, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

Laçi: Selmani, Shtubina, Lulaj, Qaqi, Sefgjini, Nika, Bardhi, Jonuzi, Eskerda, Uzuni,  Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura