Fitoni nën 2 milionë lekë? Tatimet dalin me paralajmërim: Kujdes me…

Sep 8, 2018 | 10:25
SHPËRNDAJE
Bizneset e vogla, që qarkullojnë më pak se dy milionë lekë rrezikojnë të futen në skemën e TVSH-së nëse nuk raportojnë shtypjet e gabuara të kasës fiskale.
tatimet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka tërheur vëmendjen e të gjithë tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim.

Drejtoria e Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitetit të aktivitetit të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale.

Administrata Tatimore, bën me dije se është detyrim i tatimpaguesve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ku subjekti ushtron aktivitetin, sipas procesverbalit përkatës.

Çdo mosraportim i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpaguesit, sjell ndryshim nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore nga ajo ekzistuese në përgjegjësi tatimore “Biznes i vogël me TVSH”.

Administrata Tatimore, mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat tatimore që atyre iu lindin, përfundon njoftimi i tatimeve.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura