Fitoi gjyqin me Albana Vokshin e PD, Veliaj i dhuron kompjuter shkollës së Pezës

SHPËRNDAJE

veliaj-gjyqi-dhurata-demshperblimiParatë e dëmshpërblimit nga gjyqi i fundit i fituar për shpifje ndaj Partisë Demokratike, zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës beri me dije se Erion Veliaj, ia dhuroi shkollës “16 shtatori” në Pezë, në formën e një kompjuteri për klasën e informatikës.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se Veliaj është shprehur se kjo është një dhuratë simbolike, e cila do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë gjuhën e kompjuterit, por nga ana tjetër, është edhe një dëshmi se shpifjet dhe intrigat nuk të çojnë askund.

“Është vlera e një gjyqi të fituar për shpifje. Dua që ky kompjuter apo edhe të tjerë që do të pasojnë, për ta kompletuar klasën e teknologjisë së informacionit në shkollën “16 shtatori” në Pezë, të jenë edhe një dëshmi e një mentaliteti që duhet ndryshuar. Pra, duhet të kuptojmë se nuk ecet përpara me shpifje, me tallje, me intriga, me thashetheme, me llogje apo duke ngrënë fara”, tha ai. Veliaj shtoi se është e nevojshme që energjia negative e kulturës së shpifjes dhe e përfoljes së njerëzve pa fakte, të kthehet nga ves në virtyt, në një produkt si kompjuteri, i cili nesër do të mësojë fëmijët.

“Bota nuk është zhvilluar nga shpifja, por nga puna, nga përpjekjet. Shpresoj shumë që të jetë një kontribut për të futur një kulturë komplet të re. Nëse doni një jetë të suksesshme, por të vështirë, do të duhet që dikujt që shpif t’i tregoni vendin, dhe pastaj të lejoni që puna juaj të flasë më shumë se rrenat dhe shpifjet”, tha Veliaj.

Ai bëri apel që politika të mos përdoret si instrument për të sulmuar kundërshtarin, por si një mënyrë për t’u fokusuar më shumë tek virtyti.

“Pa u marrë me emrat e përveçëm sesi mbërritën tek ky gjyq, edhe si fituam, dua që parimi të jetë më i rëndësishëm sesa emrat. Emrat nuk kanë rëndësi. Në mos ajo, e bën dikush tjetër, sepse ia kërkon partia. Por, dua që politika të mos na shpërfytyrojë si njerëz. Ne kemi bindjet tona, mund të jemi të majtë dhe të djathtë, kjo nuk është një arsye të nisim topat e baltës kundër një shqiptari tjetër, kundër një kolegu. Shpresa ime është që të mos fokusohemi tek vesi, por tek virtyti”, tha ai.

Më tej ai  ka deklaruar se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq të fituar për shpifje ndaj përfaqësuesve të opozitës do të shkojnë në “Fondin e Edukimit”, i cili u krijua për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.