Fitimet marramendëse të Ed Sheeran, i bën “dhuratë” vetes 73.4 milion paund këtë vit

Dec 24, 2019 | 13:49
SHPËRNDAJE

Ed Sheeran ka siguruar fitime marramendëse nga turneu i tij jashtëzakonisht i suksesshëm “Divide”, duke i bërë vetes këtë vit dhuratë një shumë prej 73.4 milionë euro.

Këngëtari është një nga këngëtarët më të suksesshëm në gjithë botën dhe pagesa e tij e madhe u bë falë turneut ku fitoi 776 milion dollarë në të gjithë botën.

Sipas The Sun, është një rritje e madhe për Ed, i cili e pagoi vetën me 17.1 milion paund në 2018.

Detajet e fitimeve të muzikantit nga turneu u dhënë nga kompania e tij, Nathan Cable Touring LLP.

“Divide” është turneu me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, që u ndoq nga më shumë se 8.7 milion njerëz në 255 koncerte nga viti 2017 deri 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura