Fisniku mburret se ka puthur femrën më të bukur në “BB8”, ndërkaq Tea deklaron ndarjen

May 24, 2015 | 12:11
SHPËRNDAJE


Duket se lidhja Fisnik-Tea ka marrë fund brenda shtëpisë. Eleonora  ndërsa mundohej t’i hapte sytë Teas, duke i transmetuar fjalët e  Fisnikut në mungesë të saj, vajza nga Korça e pohoi këtë gjë. Për një debat ku ai mburrej se “‘putha femrën me të bukur dhe që e kam akoma të dashur’ – ‘dua të di nëse jeni ende bashkë’”, i tha Eleonora Teas. Por Tea sqaroi se “absolutisht jo, ne jemi ndarë!”. Treshja e krijuar në shtëpinë e “Big Brother 8” mes Fisnikut, Veselit dhe Teas në mes, tashmë sikur është qartësuar. Por edhe pasi Tea zgjodhi Fisnikun në fillim, Veseli duket se s’ka hequr dorë, qoftë me ngacmime apo me bisedat kundër Fisnikut, që i bën asaj. Ndërsa ndodheshin të dy në dhomën e gjumit, Veseli i pohoi se i vjen shumë keq që po manipulohet nga Fisniku, dhe pse ajo e mbron me shpirt. Ai i tregoi se Fisniku e përmend emrin e saj vend e pa vend në shtëpi dhe ajo nuk reagon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura