Fisniku bisedë intime me Tean: Je e dashur, por frikacake

Mar 29, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

Dy banorët e tjerë, Tea dhe Fisniku, çdo natë spostohen në ballkonin e shtëpisë së “BB8”, për të kaluar pak kohë bashkë, larg syve dhe veshëve te banorëve të tjerë. Gjatë bisedës Tea donte të dinte se si duket në sytë e Fisnikut, i cili u mundua ta përmbledhë në pak fjalë mendimin e tij. “Je femër fine, më dukesh e zgjuar, por që e lë në hije zgjuarsinë, pasi kështu e mendon. E shijon më shumë atë çfarë thonë të tjerët dhe unë jam dakord me ty. Je e brishtë, por ke një të keqe se i do njerëzit si vetja, kur ti logjikon se nuk ka dy njerëz të njëjtë. Ti do të njohësh njerëz dhe kërkon tek ata atë që do ti dhe, kur e gjen, mendon se e gjete një si vetja. Kjo gjë nuk më pëlqen te ti,  por mendoj se vjen nga mosha. Je e dashur pa fund, por edhe frikacake pa fund”, ishte përshkrimi i Diedonit. Fisniku kërkoi të dijë nëse Tea e gjen veten te përshkrimi i tij dhe si përgjigje ai mori një frymëmarrje të thellë dhe, “po, më ke njohur shumë”. Duket se kështu ata po hyjnë në intimitet mjaftueshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura