Fisnik Syla reagon për herë të parë pas thashethemeve se është ndarë nga Fjolla Morina

May 13, 2021 | 9:27
SHPËRNDAJE

Kohët e fundit po qarkullonin zëra se Fisnik Syla dhe Fjolla Morina i kishin dhënë fund martesës.

fjolla morina fisnik syla (2)

I pari që ka reaguar duke thyer heshtjen ishte pikërisht biznesmeni, i cili vendosi të publikojë një imazh në rrjetin social Instagram.

fjolla morina fisnik syla (5)

Ai shihej krah partenres së tij, Morinës, teksa shijonin një drekë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Me anë të kësaj fotoje, çifti i uroi besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

fjolla morina

Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkroi ai krahas imazhit.

fjolla morina fisnik syla (9)

Në muajin prill, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës depozitoi vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, e dënuar më 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

fjolla morina fisnik syla (4)

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.

fjolla morina fisnik syla (6)

Megjithatë, ajo vazhdon të shijojë jetën, pasi gjatë kohës që ishte në kërkim, këngëtarja gjeti mundësinë të realizonte ceremoninë e martesës në Maldive, si dhe të kalonte disa ditë pushimi.

fjolla morina fisnik syla (3) fjolla morina fisnik syla (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura