Fisher kundër një presidenti të përbashkët me Kosovën

Feb 23, 2018 | 21:35
SHPËRNDAJE

Një nga njohësit më të mirë të Ballkanit, Bernd Fisher, ka kundërshtuar kryeministrin Rama rreth idesë së tij për të pasur president të përbashkët me Kosovën. Sipas tij, kjo do të ndikonte në njohjen e kosovës si shtetet.

FISHER-KRONIKE.mpg_

“Nuk jam i sigurt në çfarë konteksti është bërë ky koment, nëse kryeministri e tha me shaka , por nuk besoj se një president i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës do ishte në interes të dy vendeve. Pjesërisht kjo për faktin se do të nënvlerësonte përpjekjet e Kosovës për tu njohur më shumë nga vende të ndryshme të botës. Vesoj se të paturit një president të përbashkët do të shikohej nga shumë si një hap drejt destabilizimit.

Fisher gjatë një interviste për “Klan plus” ka folur edhe për zhvillimet më të fundit në KOsovë. Ai e cilësoi si tepër të rëndëishme votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Në mënyrë që Kosova të ketë progres në komunitetin ndërkombëtar, mendoj se është shumë e rëndësishme që ky shtet të normalizojë marrëdhëniet me cdo shtet fqinj, dhe Mali i Zi nuk përbën përjashtim. Nëse kjo marrëveshje është e mirë apo jo, është cështje opinioni, por besoj se përballja e problemin, është dicka e mirë.”

Klan Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura