Fishek në dritaren e zyrës/ Kërcënimi i prokurorit, reagon ministrja e Drejtësisë

Jun 12, 2021 | 11:20
SHPËRNDAJE

etilda gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka komentuar rastin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, i cili ka marrë kërcënime pak ditë më parë.

Sipas saj, këto janë raste “fatkeqe”.

“Jam një ndër mbështetësit tuaj, në cfarëdolloj situate që do të keni, me qëllim që të ushtroni me përgjegjshmëri detyrën tuaj. Janë raste fatkeqe që dëgjon si rasti i Përmetit, i prokurorit të Përmetit kërcënimet që marrin. Prandaj edhe fuqizimi përmes Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, do të duhet të vijojë më tej, duke u dhënë më shumë mbështetje e mbrojtje të gjithë magjistratëve, të cilët ndihen të rrezikuar për shkak të detyrës nga faktorë të ndryshëm”, tha ministrja Gjonaj.

Prokurori Asllan Bajrami gjeti pak ditë më parë në dritaren e zyrës një fishek, i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi dhe pas kësaj ai iu drejtua policisë me denoncim.

Deklaratat e ministres u bënë gjatë një takimi në Shkodër, së bashku me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura