Firmosi kontratën e jetës me Napolin, zbulohet sa milionë euro do të fitojë Rrahmani

Jan 17, 2020 | 23:32
SHPËRNDAJE

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, firmosi ditën e sotme kontratën e jetës. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, finalizoi me sukses transferimin e tij te skuadra e Napolit, teksa ditën e sotme kaloi me sukses testet mjekësore duke nënshkruar për 5 vitet e ardhshme.

rrahmani-600x360

Rrahmani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gatuzo, duke filluar nga vera e këtij viti, pasi palët kanë rënë dakord që shqiptari ta përfundojë sezonit te Verona.

Ditën e sotme janë bërë të ditura edhe shifrat e këtij transferimi. Klubi veronez do të përfitojë 14 milionë euro nga shitja e futbollistit ndërsa 1.5 milionë euro do të kalojnë në formë bonusesh, në rast se Rrahmani arrin të luaj në Champions me fanellën e Napolit.

Ndërkohë për sa i përket futbollistit, ai do të përfitojë një rrogë bazë prej 1.8 milionë euro në sezon, e shumëzuar për 5 vite kontratë, shkon 9 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura