“Firmosi kontratat për Klement Balilin”, Ish-ministri i përgjigjet Ballës: Keni një vit që…

Sep 24, 2018 | 13:06
SHPËRNDAJE
Edmond Panariti
Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas akuzave të Taulant Ballës, se në kohën kur ishte ministër ka firmosur kontratat për ti dhënë me qira tokat shtetërorë, Klement Balilit.

Sipas Panaritit këto janë mashtrime dhe se për këtë çështje socialistët kanë një vit që bëjnë vetëm hetime.

Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem… Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe.

Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsisë!! Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me – 5,5% pas një rritje dy shifrore për katër vite me radhe.

Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e gënjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale”, ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura