Firmosi i dëmtuar me Skënderbeun, Sakiraça: Kam bërë një hap të madh në karrierë

Jan 30, 2018 | 14:13
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka firmosur me dy lojtarë të ardhur nga Suedia, ku një prej tyre ishte Egzon Sekiraça. Në një prononcim të dhënë për sajtin suedez “sydsvenskan.se”, Sekiraca ka treguar arsyet përse ka zgjedhur korçarët për të vazhduar karrierën e tij. “Kam bërë një hap të madh në karrierë, pasi Skënderbeu është një skuadër që luan rregullisht në Europa Ligë.

Skenderbeu firma2

Në momentin që jam afruar në skuadër, kam qenë i dëmtuar dhe këtë ua kam bërë me dije edhe zyrtarëve të klubit. Ata më kanë dërguar në Beograd për rikuperim dhe atje kam kaluar një periudhë relativisht të gjatë. Pavarësisht dëmtimit, klubi ka firmosur në kontratë 2.5 vite më mua dhe kjo më jep më shumë forcë për të ardhmen.

Sakiraca

Aktualisht do të luaj te Trepça në Kosovë, ku do të tregoj vlerat e mia më të mira. Më pas do të kthehem te Skënderbeu, kur të nisin kualifikueset e kompeticioneve Europiane”, ka thënë Sekiraça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura