VIDEO/ Firmoset marrëveshja, “Luarasi” nis bashkëpunimin me “Singidunum University” në Serbi

Jan 17, 2020 | 21:24
SHPËRNDAJE

Në kuadër të partneritetit me universitetet më të mëdha prestigjioze në rajon, Europë e më gjerë, “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Singidunum University në Serbi.

83490058_274759663510861_9079508581107105792_n Stafi akademik ka pritur në ambientet e Luarasit delegacionin serb, ku është diskutuar mbi mundësitë e shumta të bashkëpunimit në fushën e arsimit e kërkimit shkencor.

Presidenti i Singidunum University, Milovan Stanisic, i shoqëruar nga zv. rektori i universitetit, Nemanja Stanisic, si dhe sekretari i përgjithshëm i Zyrës Rajonale të të Rinjve për Ballkanin Perëndimor, Duro Blanusa, kanë prezantuar programet e studimit dhe opsionet e shkëmbimit akademik e studentor.

82283752_466421224246780_8218099718199181312_n

I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zaric, i cili së bashku me ambasador Dashnor Dervishin, në cilësinë e kreut të Bordit të Luarasi, krijuan mundësinë e bashkëpunimit mes universiteteve.

Rektori i Luarasi, prof. dr. Ethem Ruka, tha se marrëveshja është me interes për të dyja palët. Presidenti i Singidunum University, Milovan Stanisic, theksoi se kërkimi shkencor do të jetë hapi i parë konkret i këtij bashkëpunimi.

83876067_157315088900909_4818529049242501120_n

“Mendojmë të fillojmë me bashkëpunimin me universitetin “Luarasi” mbi kërkimin shkencor, projektet shkencore dhe mundësinë për të vijuar më tej në fusha të tjera. Ne erdhëm këtu si miq me qëllimin për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e arsimit. Ky është hapi i parë i bashkëpunimit dhe shpresojmë e besojmë se do të jetë frytdhënës në të ardhmen dhe shpresojmë të zhvillojmë programet e shkëmbimit të studentëve dhe të profesorëve”, tha ai.

Stanisic e vlerësoi stafin akademik të Luarasi si tejet profesional dhe shprehu kënaqësinë e shkëmbimit të eksperiencave mes universiteteve.

82534135_148312813280057_2927915901883777024_n

“Jemi të impresionuar nga zhvillimi i universitetit “Luarasi”. Stafi akademik është shumë profesional dhe ne shpresojmë që të shkëmbejmë eksperiencat në të dyja drejtimet për përfitime të përbashkëta për universitetet”, shtoi Stanisic.

Këto marrëveshje ndërkombëtare kanë si qëllim kryesor rritjen e mundësive për stafin dhe për studentët që marrin dije në këtë institucion të arsimit të lartë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura