Firmat piramidale të 1997, Ministria e Financave: Ja si mund të “rimerrni”

Feb 21, 2018 | 20:44
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave nxjerr në ankand pronat e firmave renteiere, të cilat mblodhën kursimet e shqiptare në vitet 1993-1996. Toka, apartamete, fabrika, ish-punishte, për të cilat ankandi do të zhvillohet në 27 shkurt. Ministria e Financave bën të ditur se çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë, në vendin, datën dhe orën e njoftuar, pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë

  1. Kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndërmarrjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.
  2. Mandatpagesën në origjinal, që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit në lekë.
  3. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit të shpallur për shitje, nuk i kthehet 20% e vlerës fillestare, të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Të plotë e lexoni: http://www.gsh.al/2018/02/21/pronat-e-vefes-dhe-kamberit-ja-si-mund-te-rimerrni/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura