Fiorentina duhet të paguajë plot 4 mln euro për Ergys Kaçen

Aug 2, 2015 | 20:27
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Ergys Kaçes mund të jetë Fiorentina. Gjatë kësaj merkatoje mediat kanë shkruar shumë për transferimin e mundshëm të talentit kuqezi në skuadra të ndryshme në Europë, si Udineze apo klube të tjera nga Turqia.

Ergys Kaçe
Ergys Kaçe

Mes këtyre klubeve, një tjetër  shfaqet në skenë…Këtë herë është skuadra e Fiorentinës e cila ka treguar interes të veçantë për 22-vjeçarin.

“Football-Land. GR” shkruan se agjenti i shqiptarit, Janis Evangelopoulos, ka biseduar me drejtorin sportive të PAOK-ut, Frank Arnese dhe i ka kërkuar të nënshkruajë një kontratë me në shumë të ardhura për futbollistin.

Mirëpo, klubi selanikas nuk ka ndryshuar qëndrimin e mëparshëm  duke kërkuar 4 milionë euro për kartonin e Kaçes. Në rast se një shumë e tillë i ofrohet klubit, atëherë mesfushori korçar mund të largohet drejt një ekipi tjetër.

“Football-Land.GR” zbardh dhe një tjetër detaj, që Kaçe është kërkuar së fundmi nga Fiorentina, por drejtuesit e PAOK-ut kanë menduar ti rrisin pagën lojtarit që ta mbajnë në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura