Fino thirrje të prerë krerëve të PS-së: Brenda 10 ditëve jepni dorëheqjen

Oct 7, 2017 | 16:16
SHPËRNDAJE

Me një thirrje të fortë, nga foltorja e Asamblesë së PS-së, Bashkim Fino i kërkoi në mënyrë të prerë krerëve të PS-së në rrethe që mbajnë disa detyra apo postë të japin më mënyrë urgjente dorëheqjen.

agrare

“Kam një thirrje për kryetarët e PS-së, 61 të zgjedhur, nuk ka zgjedhje tani, por dua tu them se ne jo pa qëllim kemi punuar e kemi vënë kryetarët funksionale me një pagë dinjitoze, me pagat e administratës, si asnjëherë tjetër më duhet të them që ata nuk janë funksionalë. Ju kërkoj që brenda 10 ditëve të japin dorëheqjen ta rishohin partinë, të bëjmë zgjedhje të reja në ato bashki, ne kryetarët i duam 24 orë në krye të detyrës. Nuk bën dot të jesh edhe prefekt edhe drejtor edhe kryetar i PS. Statusi ma njeh këtë të drejtë, po ju them që këta të japin dorëheqjen të hapim procesin për zgjedhjet edhe për kryetarin në ato njësi ku kanë edhe një mandat tjetër funksional”-tha Fino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura