Fino thumba Dukës: Nuk them që jam nga Tirana, dhe bëj tifo për Shkodrën

Jan 11, 2018 | 21:59
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin Rubrika Sportive në Rtsh, Bashkim Fino ka folur në lidhje me garën për kreun e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Asambleja e përgjithshme e FSHF-së që do të mbajë punimet më 7 shkurt, do të zgjedhë kreun e ri të institucionit të futbollit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Si ndiheni në një studio sportive

Ndihem shumë rehat, shumë komod. Këtu është televizioni i të gjithëve, dhe është shtëpia ime. Në shtëpi ndihesh gjithmonë mirë. Ndihem mirë në çdo studio pa problem, qofshin politike apo sportive.

fino

A do të kandidoni për president të FSHF?

Ka kohë që shumë dashamirës më kanë kërkuar të jem pjesë e sportit, duke parë përfshirjen time në sport. Kam folur dhe kam diskutuar pasi futbollin e kam pasion, sepse e njoh. Mendoj se është momenti të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar, të krijojmë një imazh të ri për futbollin shqiptar. Falenderoj të gjithë dashamirësit e mi. Jam në një garë me mikun tim Duka, secili do jetë me platformat e tij. Mendoj se me platformën që kam paraqitur, koha është shumë e shkurtër.

Do thosha se duhen ndryshuar disa rregulla. Për të bërë një fushatë për president të FSHF-së, do duhej një asamble ku të zyrtarizoheshin kandidatën në një datë. Më pas, të paraqitej një datë tjetër ku të gjithë kandidatët të paraqisnin tek të 54 anëtarët e FSHF për të bërë fushatë. Do ishte diçka e këndshme në të mirë të futbollit. Fakti që bëhet në një mënyrë të tillë, i bie që të jetë avantazhi i presidentit aktual. Në këtë moment, unë nuk kam shumë favor krahasuar me të. Ai ka 16 vjet që drejton, dhe ka infrastrukturën dhe stafin, se sa një kundërshtar tjetër, qofsha ky edhe unë.

Kush janë klubet që të kanë propozuar?

Kam pasur shumë kërkesa, nga shumë klube. E kam lexuar me vëmendje statutin. Mjafton edhe një klub të të propozojë, dhe automatikisht je kandidat. Ndërkohë që kam pasur kërkesa nga shumë klube, por nuk dua të bëj fushatë tani. Dy apo tre klube më kanë propozuar. Lushnja, Flamurtari kanë depozituar, por më vonë mund të jetë edhe një klub tjetër.

fino rtsh

Meqë janë disa klube që ju kanë propozuar, a jeni në fushatë para se të zyrtarizoni kandidimin?

Dihej që në fund të shkurtit, apo në fillim të marsit do kishte zgjedhje në FSHF. Në datën 6 janar, Komiteti Ekzekutiv vendosi që në datën 7 shkurt të mbahen zgjedhjet. Unë pata kohë të organizohem dhe të bëj organizimin tim.

Jeni një nga zyrtarët më të lartë të PS, jeni deputet. A është kjo një futje e politikës në futboll?

E kam dëgjuar këtë gjë, dhe nuk do doja të ktheja përgjigje. Unë jam një politikan i vjetër, dhe karrierën time e kam nisur . Kam mbaruar për financë. Kam qenë Kryetar Bashkie, kam qenë kryeministër. Kam një përvojë të madhe. Jam anëtar i parlamentit shqiptar, jam anëtar i komisionit të ligjeve. Nga pikëpamja ligjore, nuk të pengon askush të kandidoj. FSHF është një OJQ, jo fitimprurëse, dhe nuk ka asnjë pengesë. Nga pikëpamja politike, unë nuk jam askushi. Unë jam dikushi, që dua t’i shërbej futbollit. Nëse do më votëbesojnë në 7 shkurt, unë do i përkushtohem vetëm futbollit.

Do e jepnit dorëheqjen nga politika, nëse do ju kërkonte ligji?

Nëse do ishte me ligj, do respektoja ligjin, do jepja dorëheqjen nga politika dhe do kandidoja. Do të kandidoja dhe kush të fitonte sipas platformës, do të vazhdonte.

finoo

Si mund të organizoni kohën për fushatë të mirë?

Jemi të detyruar që të respektojmë “fair playn” që na vuri KE, qeveria e futbollit. Do të shfrytëzoj pikërisht këtë kohë për të bërë të gjithë takimet e mundshme, për një futboll të pastër që e kemi në platformën tonë. Do të takojmë të gjithë, plus duke bërë dalje të ndryshme në publik. Shikoj një lloj lufte. Jam i qetë dhe ndjehem shumë mirë në këtë garë. Kur ka dalë Duka, më erdhi vërtetë keq për sarkazmën që përdori për PS dhe emrin tim dhe duhet ta kursente. Kam qenë mbështëtës i Kombëtares.

Nuk do të sulmoni?

Absolutisht,. Nuk është ky qëllimi. Qëllimi është platforma ime se si dua ti mbush mendjen anëtarëve të Asamblesë.

Sa nga anëtarët në Asamble janë klube që administrohen nga bashkitë. Shumë prej tyre i ka PS. Nuk do të ketë ndiki politik?

Larmia e bashkimeve është e ndryshme, nuk i ka PS,. Shumë herë kryetarët e bashkive nuk janë të interesuar. Kanë ardhur shpesh të deleguarit. Unë do të mendoja që ata të pëlqejnë platformën tonë dhe të vendosin se me kë do të behën. Kjo ka të bëjë me një nga pikat në platformë. Jam i interesuar që të ndaj përfundimisht sponsorizon nga privatizimi. Ai që është sponsor, është sponsor. Bashkitë duhet të privatizohen sa më shpejt, të kenë minimumin e nevojshëm të aksioneve. Para vitit të ri, klubi Vllaznia po ndiqte vazhdimish këshillin bashkiak. Kur do ta miratojë e sa lekë do të marrë. Bashkitë të kalojnë në rol të dytë dhe të vejnë në privatizim. Do të jetë diçka shumë e mire, dhe do të shmangen në votimin për president.

Nëse nuk ka të interesuar…

Ligji i sportit duhet të ndikoje në këtë. Një bashkëpunim me të gjitha qeveritë, për ta bërë sportin sa më atraktiv. Nuk mund të ecim dot pa e bërë këtë.

Nuk është votë popullore…

Sa mirë që do të ishte

Përmendët 54?

Unë aq njoh. 54.

A keni kohë fizike për ta bërë takimin e të gjithëve?

Do të mundohem që të përdorim të gjitha format. Portalet, takimet, debati televiziv. E thashë që është në disfavor të kandidaturës sime dhe në favor të presidentit që është sot. Do të zbatojmë statutin. Unë personalisht jam dakord për të bërë zgjedhje në mars. Për mua, kam shumë pika që do të ndërhyjmë në statut. Para çdo asambleje zgjedhore, të shpallen kandidaturat dhe të shpallet koha për fushatë korrekte. Duhet ndryshuar në statut. Jemi të detyruar që të përshtatem me këto kushte që janë.

Sa e vështirë nga 0-10?

Shumë. Nga një në dhjetë, është dhjetë. Për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion.

finooo

Platforma

Çfarë dëshironi të ndryshoni?

E para, më duhet ta them që duhet të përmirësojmë imazhin. Në interes të publikut dhe futbollit shqiptar që sot e ka humbur. Në stadiumet tona është për të ardhur keq që ka shumë pak tifozë. vjen se ka humbur besimi. Duhet ti rikthejmë besimin kampionatit për një loje të ndershme,. Ka shumë instrumente. Së pari,. Federata duhet të jetë në ballë të punës me komisionet e Etikës dhe të arbitrave që kanë në dorë për ta bërë futbollin të pastër.

Nuk ka asnjë dosje që ka vajtur të prokurori. Ka ardhur koha që ta kthejmë në futboll të pastër që njerëzit të vijnë në stadium. Kush vjen kur e dinë që ajo ndeshje është e mbyllur dhe që nuk është rezultat që duhet ta japë fusha. Federata e organizon dhe përgjegjësinë e ka totalisht ajo për ta organizuar dhe për ta bërë sa më të pastër. Ka të bëjë edhe me infrastrukturën. Janë bërë shumë fusha. Sot federata i jep disa fusha. I jep klubit një fushë me 100 mijë euro.

Shumë mirë bën. Por problemi, më i madh nuk është stadiumi, por fusha stërvitore. Të gjithë klubet stërviten në fusha, jo në stadiume. Në platformën time, për fondet që jep UEFA, çdo ekip do të ketë një fushë stërvitore. Kjo, sepse është pjesa që rrit cilësinë në futboll. Të bëjnë stërvitje në kushte optimale. Por jo në fusha me bar sintetik. Fusha të jetë nga më të mirat.

Futbolli nuk është vetëm në dhjetë qytete. Të masivizohet. Asnjë fond nuk do të jetë i fshehur, do të jenë transparente. Në infrastrukture dhe zhvillim, të bëhet me ndarjen e sponsorizimit nga privatizimi. Kam ndjekur zv.presidentin e FSHFsë që foli për Ligën Profesioniste. Jam dakord. Nuk e kuptoj me vetëm 10 ekipe, por më të gjërë. Të krijojmë ligën amatore.

Dy gjëra kryesore. Kam ardhur që të kandidoj me vendim drastik për federatën. Jam pro kufizimit të mandateve. Nuk jam që presidenti të jetë gjithë jetën. Ose kur do të ikë, ose kur të vdesë. Jam për kufizimin me dy mandate. Do ta propozojnë që mandatet e kija që të jenë dy, jo më shumë nëse votëbesohem. E kanë kërkuar edhe klube të tjera dhe nuk është pranuar. Unë e kam propozim konkret. Pas dy mandateve të vijë dikush tjetër. Në dy mandate marr garancinë që do të bëj 5 stadiume si arena e Elbasanit, me çdo qeveri. Në tetë vjet, kam mundësinë që të bëj 5 të tilla. Në Vlorë, në Korçë. Duhen bërë të tilla për të rritur gamën e fushave, për të rritur cilësinë.

bashkimfino

E drejta televizive

Transparenca, federata bën edhe aktivitete tregtare si shitja e të drejtës televizive. Si do të jenë tenderat e shitjes së të drejtës televizive?

Kam ndjekur me shumë interes debateve. Të jeni të bindur që në platformën time do të jetë transparenca. Të gjithë operatorët janë të lutur që të jenë prezent. Të bëhet e hapur dhe kush është më i miri të fitojë. Nuk mbështes asnjë televizion, se kush do të marrë të drejtat televizive. Është ekonomi tregu. Gjithçka super e hapur.

Do rritet shuma që fitojnë klubet?

Patjetër. I takon specialistëve. Federata, është jofitimprurëse. Të gjitha të ardhurat do të jenë të destinuara për ekipet e futbollit shqiptar.

E dini që vetëm klubet e Superiores fitojnë nga kjo e drejtë…

Besoj se kjo do të ndryshojë për të mirë të futbollit, jo për të mirë të disa ekipeve.

Çfarë premtoni?

Nuk do të shkojë Duka apo Bashkimi në Europian. Është merita e djemve që shkuan. E stafit të trajnerëve dhe pastaj e drejtuesve. Është meritë. Jam kënaqur dhe e kam ndjekur Europianin bashkë me zotin Duka, një ndeshje.

Si ju duken që kanë nisur të futen në fushatë të lojtarëve të Kombëtares?

Lexova dy thënie të Agollit dhe të Lilës, më vjen keq që përdoren. Dikush tjetër i ka përdorur. Është fatkeqësi sepse janë djem të shkëlqyer. Futbollistë shumë të mirë që e kanë merituar të jenë atje me gjakun dhe djersën e tyre. Nesër nuk dua që të thonë rroftë Bashkimi. Thuajuani. Nuk dua të përdoren as ata dhe as trajnerët e kombëtares.

Liga Profesioniste…

Nuk duhet ta bëjë federata. Duhet të ndihmojë, të asistojë dhe të japë asistencë juridike. Liga është në të mirë të tyre pra të klubeve, në të mirë të futbollit dhe nuk do të kenë shumicën e problemeve që kanë pasur me federatën. E rëndësishme është që federata të mos imponojë. Duhet të rrijë në fund të tavolinës dhe jo në krye. Duhet ta bëjnë një orë e më parë. Shpëtojnë nga presidenti i federatës. Produkti i tyre nuk do të drejtohet më nga presidenti, por nga i përzgjedhuri i tyre. Do ndikoj me forcën time që të mblidhen. Të bëhet një Ligë Profesioniste e ekipeve të Superiores me Kategorinë e Parë.

Liga?

Është minus për këta që janë që s’e kanë bërë.

Kategoria Superiore?

Nuk e di që ta diskutojë presidenti. Nuk jap dot përgjigje. Janë specialistët që gjykojnë. Janë vetë presidentët.

Tifoz me ndonjë ekip?

Patjetër që jam. Me kë tjetër përveçse me Luftëtarin. Jam gjirokastrit. E kam ndjekur. Presidenti Tavo ka bërë punë shumë të mirë. Më thonë që Abazaj është vlerë nga Korça. Shyqyr që do të na e lërë edhe gjashtë muaj.

Miqësia me Gaz Demin apo me Partizanin?

Nuk bëj hipokritin që të them që jam nga Tirana, dhe jam tifoz me Shkodrën.

Edhe pak me Lushnjën?

Natyrisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura