Finlanda i hap rrugë eksporteve të armëve në Turqi, në këmbim të mbështetjes për anëtarësimin në NATO

Dec 9, 2022 | 9:47
SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Antti Kaikkonen, shprehu të enjten shpresën se Turqia do ta ratifikonte menjëherë anëtarësimin e vendit të tij në NATO, duke pretenduar se Helsinki do të konsideronte dhënien e lejeve të eksportit të armëve për Ankaranë rast pas rasti.

finlanda ne turqi

Në një intervistë me Reuters pas takimit me homologun e tij turk Hulusi Akar në kryeqytetin turk, Kaikkonen tha se ai nuk ishte në gjendje të parashikonte një afat kohor për ratifikimin nga ana e Turqisë të kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO.

Megjithatë, një politikan kryesor nga partia qeverisëse e Turqisë AK tha se vendi “nuk po nxitonte” për të ratifikuar kërkerat e Suedisë dhe Finlandës per anetaresim në NATO dhe se ratifikimi varej nga koha kur ata plotësonin kërkesat e Ankarasë.

Të dy vendet nordike kërkuan të bashkohen me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, por Turqia nuk pranoi të mbështeste kërkesën e tyre derisa të përmbusheshin disa kërkesa, duke përfshirë një qëndrim më të ashpër kundër militantëve kurdë dhe heqjen e një ndalimi për shitjen e armëve.

“Në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në Madrid, shkruhet se nuk ka embargo armësh (për Turqinë) dhe kjo është situata për momentin. Ne marrim vendime rast pas rasti,” tha Kaikkonen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura