Finlanda dhe Suedia diskutojnë me SHBA-në planet për t’u bashkuar me NATO-n

May 13, 2022 | 23:08
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Joe Biden ka diskutuar me liderët e Finlandës dhe Suedisë për planet e tyre për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.61770325_401

Shtëpia e Bardhë u shpreh se Joe Biden ka telefonuar presidentin finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministren suedeze Magdalena Andersson për këtë çështje të premten.

Treshja diskutoi politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe “të drejtën e Finlandës dhe Suedisë për të vendosur për të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”.

Ky diskutim vjen një ditë pasi Niinistö dhe kryeministrja e Finlandës Sanna Marin kërkuan që vendi që ka qëndruar historikisht neutral të aplikojë për anëtarësim në NATO.


Suedia do të shpallë vendimin e saj për anëtarësimin në NATO të dielën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura