Finiq/ Maskat me armë i futen çiftit në banesë, i lidhin dhe dhunojnë. Më pas largohen me…Zbardhet dëshmia para policisë

Mar 21, 2020 | 8:19
SHPËRNDAJE

grabitje

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Finiq. Mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e Jorgo Fanit, 65 vjeç.

Korespondentja e Panorama raporton se pasi kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe kanë kthyer përmbys shtëpinë, i kanë lidhur bashkëshortët dhe më pas janë larguar duke marrë një shumë parash dhe euro, në total rreth 2 milionë të vjetra.

Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe më pas lajmëruan policinë për ngjarjen.

Blutë e qytetit morën deshminë e çiftit. Ata kanë treguar se autorët flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar dy persona, ndërkohë që vijojnë hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura