Financat planifikojnë tenderin mbi 1 mln euro për rikonstruksionin e zyrave

May 27, 2016 | 9:27
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave ka në plan të tenderojë 150 milionë lekë ose më shumë se 1 milionë euro për rikontruksionin e zyrave dhe rrjetin LAN (rrjeti kompjuterik).

financat

Vlera monetare dhe zhvillimi i tenderit janë publikuar në webin zyrtar të Ministrisë së Financave në skedën e prokurimeve publike të parashikuara për tu zhvilluar nga financat këtë vit.

Sipas njoftimit, objekti i tenderit është “Rikonstruksion i zyrave dhe rrjeti LAN te MoF”, me fond limit 150,182,600 lekë. Lloji i procedurës së prokurimit është tender i hapur, i planifikuar për në prill.

Që në vitin 2014 ministria e Financave është zhvendosur nga godina e Kryeministrisë në atë të ish Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë kësaj zhvendosje janë zhvilluar investime për përshtatjen e zyrave.

Teksa vitin e kaluar janë harxhuar rreth 100 mijë dollarë për këtë qëllim shpenzimet ambientet e dikasterit të Financave po vijnë me rritje këtë vit.
Ekspertët e ekonomisë shprehen të shqetësuar për efektivitetin e shpenzimeve publike në kushtet kur arka e shtetit është futur në një proces të rrepte të konsolidimit fiskal. Zef Preçi që drejton Qendrën Shqiptare për kërkime Ekonomike, tha se qeveria duhet të tregohet me e përgjegjshme me shpenzimet, teksa vlera e tyre është në ulje.

Barra fiskale dhe presioni janë në rritur për biznesin dhe qytetarët, ndaj qeveria nuk mund të bëjë shpenzime luksi. “E keni parë rrjetin që mbulon punimet që po zhvillohen tek Ministria e Rendit. Ajo nuk dallon me murin origjinal të ministrisë. Pyesni sa është metri i saj. Është një shpenzim krejt i panevojshëm , pa i hyrë në detaje se sa është e nevojshme edhe rikonstruksioni total i objektit”, shprehet Preci, duke e ilustruar ketë shembull për shumë shpenzime të tjera të këtij lloji, qe dominojnë ne filozofinë se i shpenzon për shpenzimet.

tab

Të dhënat e Ministrisë së Financave për shpenzimet buxhetore sipas funksioneve në tremujorin e parë 2016 bënin të ditur se shpenzimet për shërbimet publike kanë rënë me 9.4%, për mbrojtjen kanë rënë me 38%, për çështjet ekonomike rënia është -68%, për shërbimet e strehimit me mbi 8 %.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet për argëtimin dhe kulturën u zgjeruan me 62 për qind në tremujorin e parë. Në vlerë absolute shpenzimet për argëtim ishin 8.5 milionë euro. Kryeministria sqaroi se, në rastin e shpenzimeve të Funksionit nr. 8 të qeverisë “Argëtimi, Kultura dhe Çështjet Fetare” kemi të bëjmë me një ritëm krahasimisht më të lartë të kryerjes së procedurave të prokurimit dhe rrjedhimisht të disbursimit të fondeve të planifikuara për to.

Në përforcim të këtij konstatimi shkruan qeveria, për këtë funksion buxheti i vitit 2016 është rritur me 20.7% krahasuar me buxhetin e vitit 2015. Kjo, rritje sipas kryeministrisë, i dedikohet akordimit të një fondi prej 200 milionë lekë për RTSH në kuadër të projektit të dixhitalizimit, si dhe projekteve të reja të investimeve publike të Ministrisë së Kulturës për ndërtimin e dy teatrove alternative në masën e 350 milionë lekëve.

Shpenzimet për arsimin pothuajse kanë vijuar në të njëjtat kuota të një viti më parë dhe ato për shëndetësinë janë rritur me 6.7%. Gjithashtu shpenzimet për mbrojtjen sociale janë në vend numëro.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura