Finalja e parë do të zhvillohet në “Air Albania”/ Çfarë është Conference League dhe si do të funksionojë

Dec 3, 2020 | 15:54
SHPËRNDAJE

Duke filluar nga sezoni 2021-2022, do të ngrejë siparin kompeticioni më i ri i UEFA-s, “UEFA Conference League”, i cili do ta zhvillojë finalen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Të shumta janë kuriozitet si do të zhvillohet ky kompeticion i ri, formula, pjesëmarrësit etj.

1200px-UEFA_Europa_Conference_League_logo.svg

Çfarë është – Uefa Europa Conference League do të jetë kompeticioni i tretë i UEFA-s për klube dhe do t’i bashkohet Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligës. Ky kompeticion është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në dhjetorin e vitit 2018.

Kur fillon – Kompeticioni i ri europian do të nisë në sezonin 2021- 2022 dhe do të zhvillohet për të paktën një cikël, nga viti 2021 deri në vitin 2024. Kalendari komplet i kompeticionit do të publikohet në të ardhmen.

Pjesëmarrësit – Asnjë skuadër nuk do të kualifikohet në mënyrë direkte në këtë kompeticion. 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të vendosen si më poshtë:

– 17 skuadra do të kualifikohen nga eliminatoret që do të zhvillohen në UEFA Europa Conference League.

– 5 skuadra do të kualifikohen nga kampionët e UEFA Conference League.

– 10 skuadra do të marrin pjesë nga kualifikueset e Ligës së Europës.

– Lista e kompletuar do të zyrtarizohet në të ardhmen.

third-European-competition

Si funksionon – Do të jenë 8 grupe me nga 4 skuadra secila, që do të kenë fazën e eliminimit direkt, 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen. Tetë ekipet fituese të grupeve do të shkojnë në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni, ndërsa të tjerat do të zgjidhen përmes ndeshjeve që do të bëjnë skuadrat e dyta në grup me ato të treta të Europa Ligës. Në kompeticionin e ri do të zhvillohen 141 ndeshje në 15 javë, ashtu si Liga e Europës.

Çfarë fiton – Skuadra fituese e kompeticionit të ri do të fitojë të drejtën që të marrë pjesë në Ligën e Europës të sezonit të ardhshëm.

Pse u krijua – Struktura e re e kompeticioneve të UEFA-s do të shërbejë për të zgjeruar pjesëmarrjen e federatave dhe UEFA mendon se do të jenë të paktën 34 federata pjesëmarrëse në fazën e grupeve të një apo dy kompeticioneve. Do të jenë minimumi 14 ekipe fituese të kampionateve përkatëse në fazën e UEFA Champions League, 8 deri në 11 kampionë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe 9 deri në 12 kampionë në grupet e Conference League. Të gjitha federatat do të kenë më shumë shanse për të marrë pjesë dhe kuotat e tyre mbeten të pandryshueshme. Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka thënë: “Kompeticioni i ri i UEFA-s do t’i bëjë federatat më të përfshira se kurrë. Do të ketë më shumë ndeshje për më shumë skuadra, më shumë federata në fazat e grupeve”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura