Finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, Vllaznia me njoftim të rëndësishëm për tifozët

May 28, 2022 | 10:35
SHPËRNDAJE

Vllaznia do të sfidojë Laçin në finalen e Kupës së Shqipërisë, në stadiumin “AIR Albania”, të martën në orën 19:00.

BI

Klubi shkodran me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ka njoftuar tifozerinë e saj për çmimet e biletave për këtë duel të rëndësishëm për kuqeblutë.

Biletat variojnë nga 500 lekë të reja deri në 3000 lekë të reja.

Në Tribunën N që ndodhet pas porte, bileta do të kushtojë 500 lekë të reja. Në tribunën E që ndodhet përballë asaj kryesore, bileta do të kushtojë 1000 lekë të reja dhe në tribunën VIP, bileta kushton 3000 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

Federata Shqiptare e Futbollit, si organizatore e aktivitetit, ka njoftuar se nga sot nis në Tiranë shitja e biletave të ndeshjes finale të kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi.

Me kërkesën e KF Vllaznia është rënë dakord që bileta për tifozët shkodranë, duke filluar nga dita e dielë, do të shiten edhe në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, në oraret e mëposhtme:

Eja edhe ti për Vllazninë!??”

VLL]

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura