Finalizohet operacioni “Befasia”, kapet personi i rrezikshëm. Policia jep sqarime

Nov 3, 2019 | 10:09
SHPËRNDAJE

Një 29 vjeçar nga Vlora i konsideruar me rrezikshmëri shoqërore është arrestuar nga policia e Tiranës.

policia aksion

Operacioni i koduar “Befasia” ka çuar në pranga shtetasin me iniciale T.M, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë, fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë më datë 18.09.2018 ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën e arrestit me burg për Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”.

Njoftimi:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisië Nr.1 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në kërkim nga Vlora fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi” dhe falë një pune të mirëorganizuar në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të këtij Komisariati, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i operacionit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja e personit në kërkim:

– T. M., 29 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë më datë 18.09.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjylkatës së Apelit Vlorë, e cila ka vendosur masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në atë me “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

U njoftur Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për ndjekjen e mëtejshme të procedurave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura