Finalistja e “Miss Universe” ndërron jetë në moshën 20-vjeçare, vuante nga sindroma e rrallë

Apr 17, 2021 | 22:14
SHPËRNDAJE

Një ndër finalistet e “Miss Universe” në Britaninë e Madhe ka ndërruar jetë këtë javë në moshën 20-vjeçare pas një beteje me një gjendje të rrallë shëndetësore.

saarah ahmed (6)

Studentja Saarah Ahmed nga Kumbria vuante nga sindroma “Ehler”, një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendinat, ligamentet, enët e gjakut dhe organet e brendshme së bashku me kockat, raporton “The Sun”.

Ajo ndërroi jetë të martën, fill pasi kishte realizuar një video, me anë të së cilës shpjegonte sëmundjen nga e cila vuante.

saarah ahmed (4)

Nëna e të ndjerës, Shefaly Begum, tashmë ka marrë vendimin që të vazhdojë misionin e papërfunduar të së bijës, për të informuar të gjithë njerëzit rreth kësaj sëmundjeje.

20-vjeçarja po studionte sociologji dhe psikologji.

saarah ahmed (5)

Ajo ishte një person shumë i bukur, i kujdesshëm dhe i mençur për moshën që kishte. Ajo donte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, sepse donte të ndihmonte njerëzit. Ajo ishte vajza jonë e vetme, ishte princesha jonë”,- u shpreh nëna e saj.

Saarah më parë i ishte nënshtruar një operacioni për të korrigjuar shtyllën kurrizore.

saarah ahmed (1)

Pas problemeve shëndetësore dhe për shkak të pandemisë, ajo vendosi të tërhiqej nga konkursi i bukurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura