Finale për titullin dhe mbijetesën, Superiorja luhet në dy ditë. Shikoni axhendën

Apr 28, 2021 | 19:02
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme u luajt java e 30-të në Kategorinë Superiore, teksa tashmë mund t’i hedhim edhe një sy javës së ardhshme.

kategoria-superiore

Superiorja për javën e ardhshme, ndahet në dy ditë, të dielën dhe të hënën. Të dielën 2 maj, do të luhen 3 ndeshjet, të cilat zhvillohen duke filluar nga ora 16:00. Finale mbijetese është ajo mes Kastriotit, ku  të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për arritjen e objektivit që është mbijetesa.

Partizani përballet me Apoloninë, ndërsa Tirana ka një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Bylisit. E hëna rezervon dy ndeshjet tejet interesante dhe të rëndësishme për skuadrat; Laçi pret duke filluar nga ora 15:00, Kukësin, ku kurbinasit e kanë detyrim fitoren, për të vazhduar luftën për titull.

Përballje mes pretendentëve është ajo mes Vllaznisë dhe Teutës, dy skuadra me objektiv titullin, të cilat me çdo kusht do kërkojnë fitoren.

E diel, 2 maj

Kastrioti-Skënderbeu 16:00

Partizani-Apolonia 16:00

Bylis-Tirana 16:00

E hënë, 3 maj

Laçi-Kukësi 15:00

Vllaznia-Teuta 18:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura