Filmimi që i kushtoi prangat shqiptarit, hyri në korsinë e urgjencës dhe iu vu pas ambulancës, por …

Feb 20, 2020 | 8:33
SHPËRNDAJE

Policia Kantonale e Cyrihut ka ndaluar të martën pasdite një shqiptar, i cili ishte ne timonin e makines se tij, pas nje autoambulance që po lëvizte në korsinë e urgjencës.autoambulanz

Ate dite, pasdite, kishte ndodhur një përplasje në tunelin Gubrist shkruan polizeinews.ch.

Ndërkohë që  drejtuesit tjerë të automjeteve i hapnin autoambulancës qe ta linin te kalonte, shoferi 40-vjeçar, shqiptar nga Kosova, vendosi ta ndiqte me makinën e tij, ambulancën e cila kishte ndezur dritat dhe sirenën, transmeton  albinfo.ch.

Kur një tjetër ambulancë me sinjale paralajmëruese iu afrua makinës nga pas, shoferi e futi sërish automjetin e tij në kolonë. Por ai tashmë u ndalua nga policia në vendin e aksidentit. Policët konstatuan se shoferi e kishte filmuar udhëtimin e autoambulancës dhe vendin e aksidentit me celularin e tij. Ndaj tij raportohen një numër i shkeljeve të ligjit.

Ndërkaq në përplasjen që kishte ndodhur në tunelin Gubrist, në drejtim të Bernës, janë lënduar  dy shoferë, njëri 41 dhe  tjetri 59 vjeç. Kjo ishte arsyeja përse autoambulanca po shkonte drejt spitalit. Në orën 4:40 pasdite vendi i aksidentit ishte pastruar dhe tuneli mund të përdorej normalisht, por shqiptari tashme do perballet me ligjin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura