Filmi shqiptar “Derë e hapur” përfaqëson Shqipërinë në Oskar, Jonida Vokshi: E lumtur që jam pjesë e tij

Oct 27, 2020 | 12:44
SHPËRNDAJE

Filmi shqiptar “Derë e hapur”, me protagoniste aktoren e njohur Jonida Vokshin do të prezantojë Shqipërinë në Oskar.

“Derë e hapur” do jetë pjesë e edicionit të 93-të Akademisë së Filmit.

Jonida Vokshi ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit në Instagram dhe u shpreh se është shumë e lumtur që është pjesë e këtij filmi.

“DERE E HAPUR do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të OSCARS!? E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi ❤️”- shkroi ajo.

Aktualisht, Jonida Vokshi është shkëputur nga karriera për tu fokusur tek rritja e vajzës së saj, Emës.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në muajin qershor.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura