Filmi shqiptar “Delegacioni” përzgjidhet për çmimin “Oscar”. Ja kur shfaqet në New York

Jan 13, 2020 | 7:48
SHPËRNDAJE

Filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, i cili është përzgjedhur për çmimin “Oscar”, do të shfaqet në New York në datën 14 janar.bujar-alimani-587x391

Duket se filmi shqiptar nuk ka njohur ndonjëherë kaq shumë sukses në skenat ndërkombëtare. Jo vetëm përzgjedhja në kompeticione ndërkombëtare të filmit është e vështirë, por edhe vlerësimi.

Filmi “Delegacioni” është shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A, ndërsa më 14 janar do të shfaqet edhe në New York.

Duhet theksuar se filmat e Alimanit kanë shumë të fortë elementin historik: jo si rrëfim kohor, por si një dëshmi e zhvillimeve social-politike të kohës, qoftë asaj të shkuar, ashtu edhe asaj të tashme. Madje, filli i hollë që ndan aspektin kohor në filmat e tij thuajse harrohet gjatë shikimit të filmit, pasi në fakt situatat shpesh janë aktuale, siç është rasti në filmin “Delegacioni”. /Albinfo.ch.bujar-alimani.jpg5_ bujar-alimani.jpg4_ bujar-alimani.jpg3_

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura