“Fillova lidhje me kolegen sepse dyshoj që gruaja më tradhton,” 34-vjeçari në dilemë: Seksi është i mrekullueshëm por …

Feb 24, 2020 | 17:08
SHPËRNDAJE

“Kam filluar një lidhje me një kolege në punë sepse gruaja ime rri gjithë kohës duke bërë make up çdo ditë, kur dërgon fëmijët në shkollë.”

Ky është rrëfimi i një 36-vjeçari për psikologun në artikullin e botuar nga The Sun, ku shprehet se është i sigurt që gruaja e tij e tradhton.

Rrëfimi i plotë:

Kemi 6 vite të martuar dhe kemi dy djem të moshës 8 dhe 6 vjeç. Gruaja ime është 33-vjeç.

Ajo ngrihet shumë herët për të bërë make up dhe për të rregulluar flokët. Në fundjavë nuk shqetësohet për tu rregulluar dhe këtë e kam vënë re kohët e fundit.

Shkuam të shtunën në supermarket dhe ajo nuk vuri as make up si edhe nuk hodhi parfum.

Kur e pyeta dhe se nuk dëshironte t’i vendoste gjatë fundjavave pasi ishin ditët e saj të pushimit.

Kohët e fundit marrëdhënia jonë ka qenë e tensionuar dhe e kam pyetur nëse është e lidhur me dikë tjetër.

Gruaja e ka mohuar, por unë mendoj se më tradhton. E di që flet më një nga baballarët e fëmijëve në shkollë sepse më ka thënë.

Dhe vendosja e make up më duket e çuditshme.

Pyes veten nëse e bën për ti bërë përshtypje atij, por nuk dua të vazhdoj ta akuzoj për tradhti pasi mund të largohet.

Ia tregova problemet e mia një kolege në punë. Ajo është 31-vjeç dhe është e ëmbël.

Ne u bëmë të afërt dhe kemi filluar një lidhje.

Seksi është i mrekullueshëm por ndihem fajtor sepse po bëj një gjë për të cilën akuzoj gruan.

Po përpiqem ti jap fund sepse e di që duhet të vendos gruan dhe fëmijët në plan të parë.

Por nuk mund ta bëj ndërsa kam dyshimet për bashkëshorten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura