Fillon sfida e bikinit për vajzat e famshme

Jul 3, 2015 | 14:17
SHPËRNDAJE


Sezoni i plazhit ka nisur prej javësh për vajzat e ekranit, të cilat duket se janë në garë me njëra-tjetrën, se cila do të ekspozojë më shumë foto nga momentet e argëtimit me bikini. Natyrisht që për këto ditë kanë punuar shumë, pasi me linjat e palestruara synojnë të bëjnë dallimin mes të tjerave. Duke sjellë edhe modën e re të rrobave të banjës për këtë vit, vajzat na tregojnë se kanë arritur të kenë këtë trup për këtë vit. Duke vazhduar zakonin e përvitshëm të fotove në plazh, ja si duken me rroba banje vajzat në foto. Këngëtarja Rezarta Shkurta pozon duke mbajtur në krahë vajzën e saj Hera, para se të shkojë në plazh. Po ashtu, gazetarja e sportit Ilda Bejleri, këngëtaret Besa Kokëdhima, Zajmina Vasjari, Adelina Tahiri etj., kanë postuar në rrjetet sociale fotot e para për këtë verë, duke marrë shumë komplimente nga fansat e tyre në rrjetet sociale për linjat seksi. Duke qenë se jemi ende në muajin qershor, vajzat VIP kanë pozuar në pishina apo plazhe brenda vendit. Nuk dihet ende se në cilat vende të botës i kanë planifikuar pushimet e verës për këtë vit.      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura