Fillon punë për 9 ditë, do hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Ja emrat e 3 kandidaturave të para për kreun e SPAK

Dec 10, 2019 | 13:04
SHPËRNDAJE

1570458919_KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 25 nëntor hapi garën për drejtues të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ndërsa prokurorët e interesuar kanë afat edhe ditën e sotme për të shpallur kandidaturën. 

Kreu do të zgjidhet mes 8 prokurorëve të emëruar tashmë si prokurorë të posaçëm. KLP ka bere me dije se “Kandidatura e pare per drejtues se SPAK, Arben Kraja”.

Sipas KLP, kerkesa eshte shoqeruar me vizionin per ndertimin e Prokurorise se Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

Emri i dyte qe shpreh interesin per kete post eshte Edvin Kondili, i cili gjithashtu e ka shoqeruar kerkesen e tij me vizionin per ndertimin e Prokurorise se Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

Kandidatura e tretë per drejtues së SPAK, Altin Dumani.

***

Duke iu referuar rregullores, kreu i SPAK-ut do të zgjidhet në bazë të eksperiencës në ndjekjen e çështjeve sensitive; aftësisë në organizimin dhe drejtimin e një strukture; eksperiencës në çështje me ndjeshmëri të lartë publike ku është dashur edhe bashkëpunimi me median; vizionit dhe planit që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë.

SPAK-u do të fillojë punë në datën 19 dhjetor, pasi 8 kandidatët të jenë betuar para Presidentit.

Me vënien në punë të Prokurorisë së Posaçme do të shkrihet Prokuroria për Krime të Rënda, një pjesë e kompetencave të saj do t’i marrin prokuroritë e rretheve, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni do të hetohen dhe gjykohen nga Struktura e Posaçme./Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura