Fillon Liga e Kombeve, por ja si funksionon “rruga” e dytë për kualifikimin në Europian

Sep 5, 2018 | 17:34
SHPËRNDAJE

Liga e Kombeve është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron ky kompeticion. Liga e Kombeve zëvendëson miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme.

liga

Fituesja e secilës Ligë (4) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “playoff”. Të 55 federatat e UEFA-s janë të ndara në katër Liga, referuar renditjes së UEFA-s (1-12 në Ligën A, 13-24 në Ligën B, 25-39 në Ligën C, 40-55 në Ligën D). Ndarja në këto Liga është bërë e tillë: Liga A dhe B do të kenë nga tre vazo (sërish vendosja në bazë të renditjes), ndërsa Liga C dhe Liga D me nga katër vazo.

Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmë-finalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditen në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura