“Filloi të flinte mbi dafina”- Rrëfehet në Tiranë fotografi i ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak: U përpoq të ishte i mirë, gjithçka ndryshoi kur…

Sep 22, 2022 | 16:53
SHPËRNDAJE

Ahmed Mourad një nga emrat më të njohur të letërsisë bashkëkohore në botën arabe, ka qanë i pranishëm sot në një diskutim me lexuesin dhe njerëz të letrave në Tiranë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, në kuadër të javës egjiptiane.

fotografi i mubarakut ne tirane

Drejtorja e QKLL-së Alda Bardhyli, e quajti praninë e Mourad në hapësirat e Qendrës së Librit si tepër të rëndësishme, pasi komunikimi mes kulturave është një prioritet, dhe një mundësi për të njohur një emër të njohur të letërsisë së re egjiptiane të përkthyer në disa gjuhë të huaja, dhe si një mundësi për ta lexuar e në gjuhën shqipe.

Shkrimtarët Ylljet Alicka dhe Mimoza Ahmeti folën për letërsinë egjiptiane, dhe nevojën për të sjellë në gjuhën shqipe emra të tjerë nga kjo kulturë e madhe. Më pas shkrimtari ishte përballë pyetjeve të të pranishmëve, ku nuk munguan dhe pyetjet mbi përvojën e tij si fotografi personal i ish presidentit Hosni Mubarak.

Për 10 vite Mourad, ka punuar si fotografi i tij personal, duke e shoqëruar në udhëtime në më shumë se 40 vënde. Mourad ka qënë pranë ish presidentit gjatë gjithë revolucionit dhe 18 ditëve të kryengritjes që çuan në dorëheqjen e tij.

d34412a5-5b31-4533-a4ce-f2cedf80edc1

“Unë nuk isha thjesht fotograf, por isha i përfshirë me zemër në këtë punë”, tregoi ai. I biri i një fotografi, Mourad e lidh fotografinë me artin e shkrimit. Ahmed Mourad i kalonte ditët me presidentin Hosni Mubarak dhe mbrëmjet duke shkruar për regjimin e tij, duke e ditur që po rrezikonte.

Ndoshta një ditë thotë, se mund të shkruajë për këtë përvojë të jashtëzakonshme, por i duhet një distancë në kohë për të kuptuar më mirë historinë. “Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Gjysmën e parë të epokës së vet, Mubaraku u përpoq të ishte president i mirë, por 10 deri në 13 vitet e fundit filloi të flinte mbi dafina. Sipas tij, gjithçka ndryshoi me presidentit pas vdekjes së nipit me të cilin ishte i lidhur. Ajo vdekje e rrëzoi Mubarak.

Romani i Mouradit “Vertigo”, u shit me 11,000 kopje në Egjipt, paraqet një fotograf të shoqërisë që dëshmon një vrasje të shumëfishtë në një klub nate në Kajro dhe më pas detyrohet të fshihet i maskuar. Sipas botuesit të tij në gjuhën angleze Bloomsbury Qatar Foundation, ai “ekspozon pjesën  kriminale të jetës në Egjiptin e Mubarakut”.

Më pas, Mourad shkroi një thriller të dytë politik për korrupsionin – përsëri në kohën kur punonte për Mubarak – që aktualisht po përshtatet në një film. “Unë vendosa, thotë ai- që cfarëdo të ndodhë është vullneti i Zotit.

2a71e8c7-2e04-44b5-949a-366f55e17ea8

Autori egjiptian Ahmed Mourad botoi romanin e tij të parë në vitin 2007, një thriller politik mbi korrupsionin në regjimin e ish-presidentit Hosni Mubarak. Por ai po rrezikonte të shkruante për regjimin; puna e tij e përditshme ishte si fotograf personal i Mubarakut. Teksa romani “Vertigo” botohet për herë të parë në anglisht, Mourad diskutoi për konfliktin që ndjeu gjatë 10 viteve duke fotografuar presidentin e tij. “Isha me Mubarakun në mëngjes dhe në mbrëmje shkruaja kundër tij”, ka thënë Mourad. “Mendova se ishte vendimi më i rrezikshëm që mora duke shkruar për regjimin e Mubarakut dhe njerëzit përreth tij, por nëse nuk do të shkruaja, nuk do t’ia falja vetes. Vendosa që nëse më ndodhte diçka, do të ishte vullneti i Zotit.”

Mourad është i njohur dhe si skenarist. Vepra e cila i dha sukses është “Elefanti blu”, me të cilin ka fituar cmimin Arab Booker në 2014.

Mourad foli dhe për sulmin ndaj shkrimtarit Selman Rushdie duke e krahasuar me sulmin që pati vite më parë ndaj nobelistit egjiptian Nagip Mafuz. Sipas tij shkrimtarët janë të lirë që me imagjinatën e tyre të shkruajnë dhe gjykojnë dhe zotat. Pasi letërsia është thjesht një përfytyrim.

6448925e-74e9-4720-8955-9e51e0c2b267

© Panorama.al

Te lidhura