Filloi sot viti akademik 2019-2020 në Kolegjin Universitar “Wisdom”

Oct 15, 2019 | 7:00
SHPËRNDAJE

Për të njëmbëdhjetin vit me radhë, edhe sot, Kolegji Universitar “Wisdom” hapi dyert e auditoreve të institucionit për të mirëpritur studentët, të cilët nisën vitin akdemik 2019-2020.

Të privilegjuar se jemi zgjedhur nga maturantë me rezultate shumë të mira, të rinj ambiciozë dhe kërkues, si dhe studentë po aq të suksesshëm, që janë në proces të studimeve universitare pranë nesh, çelëm sot siparin e një viti akademik plot sfida dhe pritshmëri të larta.

Capture

Ceremonia e fjalës së mirëseardhjes nga ana e përfaqësuesve të stafit pedagogjik u parashikua si pjesë e programit të  ditëve të orientimit për studentët, të cilëve iu dha mundësia të njiheshin nga afër me çdo komponent të Kolegjit Universitar “Wisdom”, të tillë si profesorati dhe njësitë përbërëse të tij, strukturat bazë dhe ato ndihmëse në funksion të procesit mësimor me cilësi të lartë, siç janë Klinika Psikologjike “Urtësia”, Klinika Ligjore, Instituti i Kërkim Zhvillimit, klubet studentore, biblioteka, infrastruktura, si dhe ambientet fizike e sociale.

Me dëshirën për një vit akademik të mbarë dhe produktiv për studentët që na besuan dhe na zgjodhën, Kolegji Universitar “Wisdom” garanton se çdo investim i tij është në  kuadër të plotësimit të kushteve sa më optimale për një jetë studentore të gjallëruar dhe aktive në procesin mësimor-shkencor, që  ky institucion ofron.

Të gjithë bien dakort që cilësia është kriteri më i rëndësishëm vlerësues i një institucioni arsimor, por në shoqërinë ku jetojmë kërkesat janë më komplekse. Të rinjtë synojnë të zgjedhin institucione me cilësi të lartë dhe tarifa konkuruese, kërkesë në dukje e vështirë për t`u plotësuar, pasi ekziston stereotipi që cilësia e mirë matet nga çmimi. Kolegji Universitar “WISDOM” synon ta thyejë këtë stereotip duke ofruar çmimet më konkuruese në treg. Në Kolegjin Universitar “WISDOM” ka dy fakultete ku përfshihen:

4 Programe Studimi Bachelor në: Drejtësi, Psikologji, Menaxhim Biznes, Financë Bankë me tarifë 1500 euro viti akademik.

4 Programe Studimi Profesionale: Asistent Social, Asistent Juridik, Agjent i Pasurive të Paluajtshme, Asistent Administrativ me tarifë 1200 euro viti akademik.

4 Programe Studimi Master i Shkencave në: E Drejtë Civile dhe Tregtare, E Drejtë Penale, Psikologji Shkollore dhe Edukimi, Administrim Biznes me tarifë 1700 euro viti akademik.

wiasdom

Kolegji Universitar ”WISDOM” ndër vite njihet nga të gjithë si vendi ku dija transmetohet me një efektivitet të lartë. Studentët që zgjedhin WISDOM flasin me superlativa për stafin, kurrikulën e zgjedhur me kujdes, si edhe ambjentet mësimore të nivelit bashkëkohor. Kolegji Universitar WISDOM është i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, me një sipërfaqe prej 2708 m2, nga të cilat 1678 m2 janë sipërfaqe ndërtimi dhe 1030 m2 janë ambjente çlodhëse rekreative për personelin akademik dhe studentët. Salla leksionesh, seminaresh, konferencash me kapacitet nga 30 deri ne 120 studente.

Sallat e leksioneve dhe seminareve janë të pajisur me mjetet e nevojshme (videoprojektor, kompjuter të lidhur me internet, sistem ngrohje dhe ftohje me kondiciom/ventilim invert) në funksion të zhvillimit të proçesit mësimor duke i ofruar komoditetet e nevojshme studenteve dhe stafit akademik. Godinat janë të pajisura me internet wireless në të gjitha ambjentet e tyre, i cili është i aksesueshëm për të gjithë studentet. Biblioteka ka literaturën bazë dhe ndihmëse të mjaftueshme në raport me numrin e përdoruesve me rreth 22350 tituj dhe 13780 revista periodike. Çdo student ka të drejtën e anëtarësimit falas në bibliotekë dhe përdorimin e bibliotekës online PROQUEST. Studentëve u ofrohen kushte komode dhe mjedise relaksuese në natyrë, të cilat i ndihmojnë të shfaqin potencialin e tyre.

Nëse kërkoni cilësi dhe tarifa zgjidhni t`ju udhëheqë WISDOM !!!!!!!

Për çdo informacion qe ju nevojitet kontaktoni në:

Info à 067 60 22 735

Info à 04 22 000 63

[email protected]

Adresa:
Rruga “Medar Shtylla” (Komuna Parisit),Tiranë

www.wisdom.edu.al

KOLEGJI UNIVERSITAR WISDOM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura