Fiksimi i biznesmenëve turq, vetëm hotele me 5 yje për prostitutat

Jan 22, 2016 | 8:25
SHPËRNDAJE

Rrjeti i prostitucionit, që ofronte edhe eskorta për biznesmenët, që u godit mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Tiranës, mbahej nën vëzhgim prej disa javësh.

Te arrestuarit
Te arrestuarit

Nga informacionet operative ishte mësuar se takimi i radhës së dy prej vajzave që ushtronin prostitucion, me dy biznesmenët turq, do të kryhej në fundjavë në një prej hoteleve me 5 yje pranë qendrës së Tiranës.

Gjatë hetimeve Policia zbuloi se për ushtrimin e prostitucionit biznesmenët, kryesisht shtetas turq, nuk preferonin motele apo hotele të dorës së dytë.

Ata gjithmonë rezervonin dhoma në hotelet luksoze me 4 apo 5 yje, brenda në qytetet Tiranë e Elbasan, por edhe në zona periferike mes dy qyteteve.

Për një natë me një klient, vajzat paguheshin nga 100 euro. Ndërsa në raste orgjish, ato paguheshin nga 200 euro.

E.Delia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura