Fikja e radarëve për të ndihmuar trafikantët/ “E vërteta do dalë shpejt dhe do verbojë politikanët”

Oct 18, 2017 | 21:45
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshem Dritan Demiraj ne kulmin e debatit dhe akuzave qe rendojne mbi Saimir Tahirin si i lidhur me banden e trafikut te droges se kusherinjve te tij Habilaj, sjell ne vemendje edhe denoncimet qe ka bere per qendren e radareve dhe bashkepunimin me trafikantet.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

demiraj

Te nderuar miq!
Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister I Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve.

Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin e tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar.
Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes ) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik.
Ne cilesine dhe pergjegjesine e shtetarit, kam ndare cdo shqetesim dhe informacion me partneret strategjike te vendit ne menyre qe te parandalonim nje dite kete skandal.
E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit. DD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura