Fifi zbulon kuptimin e veçantë të tatuazhit që ia ka dedikuar partnerit të saj

Oct 25, 2020 | 16:28
SHPËRNDAJE

Jemi mësuar që të shtunave Fifin ta shohim si pjesë e stafit të “Shiko Kush Luan”, por mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ishte e ftuar e emisionit.

fifi (1)

Gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj nga jeta e saj personale.

fifi (3)

Fifi ka tatuazh në trup fjalën “stracciatella” dhe mbrëmë është pyetur për kuptimin e tij.

fifi (2)

Ajo ka treguar se këtë fjalë ia dedikon të dashurit të saj, sepse kështu e quan me përkëdheli.

fifi (6)

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo,”- u shpreh Fifi.

fifi (1)

Nëse i referohemi veprimit të djeshëm të këngëtares, e cila fshiu të gjithë personat që ndiqte në Instagram përveç një djali me emrin Xhuljo Tabaku, atëherë mund të themi se “Straçiatella” është pikërisht ai.

fifi (3)

Në këtë mënyrë, duket se ajo zyrtarizoi edhe lidhjen e dashurisë mes tyre.

fifi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura