FIFA vlerëson fitoren e Shqipërisë, ja çfarë shkruan për kuqezinjtë

Jun 20, 2016 | 10:05
SHPËRNDAJE

Faqja zyrtare e FIFA-s ka kaluar në plan të parë suksesin e Shqipërisë kundër Rumanisë, duke komentuar këtë triumf të cilin pakkush e mendonte të arritshëm në fillim të turneut dhe duke e vendosur si lajm kryesor.

Fifa

“Rumania e filloi shumë mirë ndeshjen në Lion, por gradualisht u zbeh përballë një kundërshtari të vendosur.

Armando Sadiku ishte heroi i shqiptarëve, duke gjetur rrjetën me një gjuajtje të saktë me kokë në minutën e 43. Rumania e Angel Jordaneskut kthehet në shtëpi, ndërsa gëzimi i Shqipërisë ishte i ligjshëm në vërshëllimën përfundimtare”.

Momenti kulmor i ditës së djeshme sipas FIFA-s ishte pikërisht ky gol i sulmuesit shqiptar. “Të 23 futbollistët shqiptarë janë pjesë e historisë, meqë janë lojtarët e parë nga vendi i tyre që paraqiten në një turne madhor.

Por Sadiku ka bërë edhe më shumë emër për veten, duke shënuar golin e parë për vendin e tij në një aktivitet të tillë”, shkruhet në shkrimin e FIFA-s për ndeshjet e djeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura