FIFA pezullon Blatter, Platini dhe Valcke

Oct 8, 2015 | 12:15
SHPËRNDAJE

FIFA ka pezulluar përkohësisht presidentin e saj Sepp Blatter, sekretarin e përgjithshëm Jerome Valcke dhe zëvendës-presidentin, Michel Platini për 90 ditë.

Presidenti në ikje i FIFA-s, Sep Blater
Presidenti në ikje i FIFA-s, Sep Blater

Ish zëvendës-president i FIFA Chung Mong-Joon është ndaluar për gjashtë vjet dhe ka marrë gjobë 100.000 franga zvicerane.

Dënimet u dhanë nga komiteti etik i FIFA.

Blatter, Valcke dhe presidenti i UEFA, Platini janë duke u hetuar nga komiteti mbi akuzat për korrupsion.

“Arsyet për këto vendime janë hetimet që po kryhen nga dhoma hetimore nga Komisioni Etik,” tha ajo në një deklaratë.

Të tre janë ndaluar nga çdo aktivitet futbolli ndërkohë. Por ata mohojnë çdo keqbërje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura