FIFA hapi procedim disiplinor, reagon federata zvicerane: Ka disa momente kur lojtarët…

Jun 24, 2018 | 17:08
SHPËRNDAJE

Federata Zvicerane e Futbollit, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për të hapur një procedim disiplinor për rastin e dy lojtarëve me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas festimit të tyre me shqiponjë.

xhaka shaqiri

Është Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Aleks Misher, që e distancon institucionin zviceran nga çdo shenjë e mundshme politike në fushë, por gjithashtu kërkon edhe mirëkuptim e të gjithëve për lojtarët që i kanë rrënjët e origjinës nga Kosova. “Ka momente kaq të mëdha emocionale, në të cilat edhe zyrtarët e futbollit apo profesionistët nëpër media nuk mund ta imagjinojnë çfarë ndjejnë këta lojtarë, veçanërisht në një ndeshje kaq dramatike. Në radhë të parë, jemi të kënaqur që dy zviceranët shënuan dy golat për të marrë 3 pikët.

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura