Fierakja i kërkon njohjen e fëmijës, burri befason me përgjigjen: 14 vite i martuar, por unë…

Mar 13, 2018 | 13:01
SHPËRNDAJE

Para 9 vitesh, Rajmonda Koçi nga Fieri u dashurua me Kujtimin, kur ishin në moshën 40-vjeçare, nuk lidhja e tyre nuk përfundoi në martesë. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “Neës24”, 49-vjeçarja ka rrëfyer historinë e jetës së saj, duke treguar se nga kjo lidhje erdhi në jetë vajza Ana, e cila sot është 7 vjeç.

gruaja

Ajo ishte 41 vjeç kur mësoi që ishte shtatzënë ndaj vendosi ta mbante fëmijën. Pasi u kthye nga spitali ku solli në jetë vajzën, Rajmonda mundi të qëndronte vetëm pak orë me nënën e saj, pasi jo ndërroi jetë për shkak të problemeve me zemrën.

Njerëzit e saj të afërt e bënë fajtore Rajmondën duke thënë se ishte ajo shkaku që vdiq e ëma, ngaqë lindi fëmijë jashtë martese. Ajo e përjetoi shumë keq humbjen e nënës se ngeli e vetme fare, babai i kishte vdekur disa vite më parë.

Rajmonda ka dy vëllezër dhe një motër të cilët e ndihmuan financiarisht për ta rritur vajzën. Kur u rrit, Ana filloi të haste probleme sepse nuk kishte atësinë, kjo pasi në vendi i atësisë kishte shenjën X.

Në 30 mars 2017 Rajmonda iu drejtua gjykatës me kërkesë padi për njohje atësie, por personi për të cilin ajo pretendon se është i ati, ka paraqitur një dokument mjekësor sipas të cilit ai nuk mund të ketë fëmijë. Ai ka deklaruar se ka qenë i martuar për 14 vite, dhe nuk ka mundur të ketë fëmijë.

BW

http://www.balkanweb.com/site/fierakja-i-kerkon-ti-njohe-atesine-vajzes-7-vjecare-burri-kam-qene-14-vite-martuar-nuk-bej-femije/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura