Fier/ U testua pozitive një sanitare, mbyllet kopshti publik

Oct 20, 2020 | 17:59
SHPËRNDAJE

Kopshti publik numër 3 në Fier është mbyllur, pasi një anëtare se stafit ka rezultuar pozitive me COVID-19.

KOPESHT-FEMIJESH-NE-LAPRAKE-TIRANE-KOPSHTI-ENGJEJT-TIRANE_003

ISHSH në Fier i ka vënë drynin kopshtit në fjalë duke dërguar në shtëpi fëmijë, edukatore e gjithë personelin ndihmës, pasi një sanitare e tij ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Ndërkohë numri i infektimeve në vend vijon të rritet. Sot u testuan pozitivë 301 persona, një tjetër rekord ky i ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura